Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani. Takimi, i cili është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit mendohet të ketë pasur në fokus reformën në Drejtësi si dhe draftin e ministrisë së Manjanit.
Ndryshe nga çdo e mërkurë, Meta ka zgjedhur të bisedojë me ministrin e tij këtë herë, ndërsa dje grupi i ekspertëve të mazhorancës bëri publik edhe ndryshimet kushtetuese të propozuara në funksion të reformës.
Pas përfundimit të takimit me Manjanin, mediat raportojnë se Meta është takuar edhe me Petrit Vasilin dhe Luan Ramën. Sot në 13:00 pritet edhe mbledhja e Kryesisë së LSI.