Vendimin e KQZ për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke pranuar vetëm dy partitë politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës e ka quajtur një përpjekje të kryeministrit Edi Rama që sipas tyre po bën çdo përpjekje që opozita të përfaqësohet nga kreu i PD Lulzim Basha.
Deklarata:
Sot, njësoj si në dt 8 Janar, shqiptarët u bënë dëshmitarë se Rama po bën ccdo gjë që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.
Por tashmë demokratët e kanë të qarte kush është opozita e vërtete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji. E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.
Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes! Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtëpisë së Lirisë” të cilët, në ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vetë përmes parimit një anëtar një votë./m.j