Kosova ka regjistruar ditën e sotme 1853 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ndër të tjera në njoftimin zyrtar mësohet se gjat 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast vdekje prej virusit teksa janë shëruar 1639 qytetarë.
Nga ana tjetër mësohet se janë dhënë 2416 doza vaksine kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.
Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.
Në total numri i rasteve aktive është 31.084
/b.h