Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë nga deklarata e një mbrëmje më parë në një intervistë për News24 ku theksonte se Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve.
Kreu i Shtetit shprehet se fati i keq i Shqipërisë filloi me ndryshimet Kushtetuese PS-PD në vitin 2008 me listat e mbyllura.
Sipas Metës, kjo solli një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli doli jashtë loje.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli.
Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë./m.j