Në ditëlindjen e 76-të të klubit, Partizani duket se nuk është në fazën më të mirë. Këtë sezon të kuqtë po vuajnë shumë dhe në 18 ndeshje të zhvilluara ka mundur të grumbullojë vetëm 22 pikë, duke u renditur në vend të pestë të tabelës. Revanshi pritet të ndodhë në sfidën e radhës atë ndaj Teutës kampione në fuqi. Për trajnerin Dritan Mehmeti, kjo përballje ka shumë rëndësi pasi presioni i rezultateve të Partizanit po ndihet së tepërmi.
“Presioni më pëlqen sepse më detyron që unë të jap maksimumin dhe më detyron që të bëj më shumë e të jap nga vetja. Po kështu, mundohem që t’ia injektoj lojtarëve që të jenë pjesë e Partizanit, të japin maksimumin dhe presionin ta kthejnë në entuziazëm për të arritur objektivin”.
Këtë të shtunë, në program është edhe përballja tjetër mes Kastriotit dhe Dinamos, sfidë që do të nisë në orën 13:45.
/a.r