GJKKO kalon për gjykim dosjen penale ndaj Erion Alibej, i akuzuar si porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt.
Viktimat dyshoheshin për përfshirje në vrasjen e të vëllait Endrit Alibej në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018.
Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe dyshohet të jetë i implikuar në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
/a.r