Teksa Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancat për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta nuk humbet rastin të merret me dekoratat, e konkretisht tani kërkon që të krijohet dekorata e lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.
Kjo kërkesë e Metës vjen në momentin që në qendër të Tiranës u vendos monumenti i Geraldinë, gjë që caktoi jo pak polemika.
“Kjo dekoratë do të jetë vlerësim dhe mirënjohje për Mbretëreshën Geraldinë, e cila e deshi Shqipërinë dhe iu përkushtua, gjatë gjithë jetës së saj, me dashuri e pasion.
Dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane”, thotë Meta në letër.
Rasti bëhet qesharak kur mendon se një president që përfaqëson Republikën lobon për punë monarkie. Por ky nuk është rasti i parë që krerët e shtetit fyejnë Kushtetutën dhe ‘lajthisin’. Dikur presidenti Bujar Nishani kishte këshilltar të Sigurisë Kombëtare… princin Leka!!!
/javanews/a.rada