Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka frikë nga asgjë, përveç se sovranit, popullit.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’, Meta u pyet nga gazetarja Marsela Karapancco nëse i druhet një non-grata nga SHBA, duke marrë shkas edhe nga deklaratat dhe akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka shigjetuar presidentin si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.
“Ç’më gjeti me ty mua….Ja një sekondë. Më fal. Ju po flisni për një politikan tepër serioz. Unë u përpoqa që të jepja mundësia. Ça të them unë? Ai sa herë hap gojën, gënjen. Ai gënjen edhe në gjumë. Është gënjeshtar. Kjo është garë që e ka kryesuar gjithmonë ndaj është në këtë pozitë. S’kemi ça të flasim. 8 vite fliste në emër të gjermanëve. Të vazhdoj, është puna e tij. Unë kujt i druhem? I druhem popullit shqiptar. Vetëm sovranit. S’kam folur në emër të askujt dhe nuk spekuloj. Vetëm në emër të tyre do të flas. Ftoj popullin e Shqipërisë që të votojë kundër çdo politikani që flet në emër të të huajve. Për situatën ku e kanë sjellë vendin, të flasim ne emër të të tjerëve, po çfarë është kjo. Nuk kam asnjë shqetësim. Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Kjo është Amerika, drejtësia e pavarur. Kjo histori ka përfunduar. Ne i përbuzim ata që nuk duam votën e lirë. Secili do të vlerësohet te vota. Këta që e kuptojnë se ju ka ikur vota, vetëm të abuzojnë dhe të shpërdorojnë, por s’dinë ça bëjnë.”, tha Meta.
/b.h