Makina luksoze e cila është përdorur për të shoqëruar presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin gjatë vizitës së tij në Tiranë, nuk ka shpëtuar pa u komentuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Braçe ka postuar të dhënat e makinës duke e lidhur me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe duke e ironizuar këtë të fundit sa i përket pronësisë së makinës luksoze.
Postimi i Plotë nga deputeti i PS, Erion Braçe:
BENTLEY FLYING KJO MAKINE!
NE TARGE;
“AD” NUK ESHTE ARMAND DHE,
“DU” NUK ESHTE DUKA!
777 NUK JANE 3 NUMRA BIXHOZI,
JANE NUMRA TARGE!
Kjo makine luksi eshte e nje financieri ne nje pulari qe nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogen 40 mije leke ne muaj!
Fluturon GOMARI, fluturon!/m.j