Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rodos të Greqisë, ku një 38-vjeçar shqiptar është masakruar me thikë dhe sëpatë nga dy italianë. Mediat greke raportojnë se gjithçka nisi pas sherrit për një motoçikletë në korrik të viti ttë kaluar, por që sot është publikuar si rast në media. Mësohet se protagonistë të sherrit janë bërë një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar.
Por çuditërisht autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. Sipas të dhënave të policisë, shqiptarit i lidhën gojën, duart dhe këmbët dhe më pas i kishin vendosur një litar në qafë dhe e kishin dërguar në një magazinë që shërbente si dyqan, duke e masakruar me thikë dhe sëpatë. 46-vjeçari italian kishte dalë nga dyqani dhe si roje kishte lënë nipin, por këtë të fundit e kishte zënë gjumi. Nga kjo situatë shqiptari arriti që të shpëtonte, ndërsa kishte njoftuar policinë. Kjo e fundit gjeti në vendin e ngjarjes një sëpatë, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën.
Dy italianët u arrestuan duke u kapur edhe me substanca narkotike, por më pas u lanë të lirë duke u dënuar vetëm me gjobë./m.j