Shoqja e Einxhel, me të cilën moderatorja ka qenë ditën kur është aksidentuar, ka treguar dinamikën e ngjarjes, dhe atë që pasoi më pas.
Einxhel u hoq nga puna nga vëllezërit Veshaj, për shkak se nuk mbërriti në kohë për xhirimet e emisionit.
“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit. As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta coja në xhirime.
Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje. U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, ka treguar mikesha e Einxhel.
Moderatorja dhe Donald Veshaj patën një përplasje të ashpër mes tyre, gjatë emisionit të së martës, ku nuk lanë gjë pa i thënë njëri tjetrit.