Seanca e sotme e Kuvendit u shoqërua me debate të shumta, fillimisht për çështjen e shtyrës së afatit të vettingut dhe më pas me ardhjen në parlament të Berishës, vëmendja u spostua edhe tek protesta e banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
LSA ka kapur disa momente pikante nga seanca ku në sy bie deputeti Agron Shehaj i cili është fotografuar duke lexuar.
Gazment Bardhi shkëmben një përshëndetje ndryshe me deputetin Dashnor Sula ndërsa Arben Ahmetaj diskuton me ministren Belinda Balluku.