Pas deklaratave të bëra sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar PD që thekson se kandidatët e Shtëpisë së Ilirit nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët.
Selia blu deklaron se Berisha u strehua te Meta për t’u mbrojtur nga “non grata”.
“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.
Gjatë një prononcimi për mediat Berisha u shpreh se nuk mund të ketë përgjigje për një njeri që thotë gënjeshtra.
“A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?! Ju servir ju, jo 7 x 7 bëjnë 42, por po u server 19958 për 5004. Njeriu që jeton si i rrethuar si në bunker. Nuk mund të ketë përgjigje për këtë njeri!”, tha më herët Berisha, duke iu referuar Bashës.
g.kosovari