Ish-kyeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Paryisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ka thënë se Berisha ka pasur si qëllim t’ja dorëzojë partinë Ilir Metës.
“A mund ti përgjigjesh një njeriu që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004 dhe njeriut që rri i rrethuar si në bunker”, tha Berisha, teksa gazetarët e pyetën në hyrje të Kuvendit për një koment.
Për kandidatatët e Lulzim Bashës, Berisha tha se nuk ka asnjë koment personal, ndërsa shtoi se anëtarësia e PD zgjodhi vetë kandidatët e saj.
“Komente personel për të nuk kam. Ata janë faktikisht janë kandidatë të Lul bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD kanë sot kandidatët e propozuar prej tyre”, tha Berisha.
g.kosovari