Vrasja e shqiptarit Flamur Beqirit në Londër për prishjen e pazareve të drogës dhe luftës së bandave rivale për të dominuar territoret e trafikut të kokainës vijon të gjykohet nga drejtësia britanike. Kështu, ish-kikboksieri suedez, i akuzuar për vrasjen në Londër të 36 vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri, ka dalë sërish para gjykatës.
Autori i dyshuar, 24 vjeçari Anis Fouad Hemissi, së bashku me bashkatdhetarin e tij, suedezin 23 vjeçar Bawer Karaer, Estevan Munizaga dhe Tobias Andersson kanë mohuar që të kenë gisht në vrasjen e shqiptarit Beqiri, babait të dy fëmijëve më 24 dhjetor të vitit 2019.
Muajin e kaluar Hemissi deklaroi para gjykatës se ai kishte fluturuar drejt Londrës për t’u takuar me një vajzë të quajtur Nadine, të cilën e kishte njohur në internet. Autori i vrasjes këmbëngul se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Flamur Beqirit.
Suedezi me orgjinë nga Tunizia pretendon se ai bisedonte me çdo ditë me 22-vjeçaren Nadine por nuk ishte në gjendje të siguronte prova për këtë, sepse ai kishte harruar fjalëkalimin e telefonit të tij.
Por prokurori britanik Mark Heywood i cilësoi provat e Hemisit në lidhje me praninë e tij në Londër si “tërësisht të paqëndrueshme”.
“Ai nuk është në gjendje të tregojë ndonjë komunikim me të, përveçse të thoshte se kjo ndodhi. Krejt i paaftë për të treguar ndonjë komunikimi që mund të ketë mbetur, ka deri në tre aparate celularë të ndryshëm dhe del asnjë provë që mbështet edhe ekzistencën e vajzës së quajtur Nadine. Nëse një person i tillë ekziston, ajo duhet të jetë, në rastin e tij, relativisht lehtësisht e identifikueshme”
Gjyqtarët dëgjuan provat e prokurorisë se si vrasësit kishin marrë me qira një dy banesa në Oyster Wharf, afër shtëpisë së Flamur Beqirit, për të qëndruar atje për tre javë para vrasjes.
Prokurori përmblodhi akuzën e tij dhe tha se Munizaga ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjes.
“Është e qartë se roli i tij ishte kyç, ai ishte i pari që kishte mbërritur në Britaninë e Madhe dhe qëllimi i tij ishte planifikimi i vrasjes, gjetja e informacionit, akomodimi dhe më pas transporti. Këto janë tre janë shtyllat e veprimtarisë së tij.”
Sipas akuzës, Munizaga kishte marrë dy banesa me qira njërën në nëntor dhe tjetrën në dhjetor – si dhe kishte blerë një biçikletë. Ndërsa Isaac-Castor fluturoi për në Londër në nëntor dhe më pas në dhjetor për të siguruar akomodimin dhe për të vlerësuar situatën në terren.
Atij iu bashkua edhe Andersson, i cili dyshohet se bleu pistoletën “Glock” që u përdor në vrasjen e Flamur Beqirit, si dhe bleu grumbulluesin e mbeturinave që Hemissi ta përdorte për kamuflim.
Hemissi u maskua si pastrues i rrugëve të Londrës dhe i veshur me një maskë lateksi. Ai dyshohet se kaloi orë të tëra duke kërkuar adresën e shqiptarit Beqiri gjatë ditëve para vrasjes, shkruan Daily Mail.
Hemissi, Pino-Munizaga, të dy nga Malmo e Suedisë, Karaer nga Stokholmi dhe Andersson po nga Suedia mohuan akuzat për organizimin dhe vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar. Hemissi gjithashtu mohon posedimin e armës së zjarrit, Claude Isaac-Castor dhe Clifford Rollox mohojnë se me deklarimet e tyre kanë shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë britanike./m.j