Shkrumbohet banesa në Vlorë, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital.
Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati.
Në banesën e shtetasit Krenar Rrapi ka rënë zjarr ku si pasojë është dëmtuar vetë ky shtetas dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se kryefamiljari Krenar Rrapi ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat fikën flakët. Por banesa është shkrumbuar krejtësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga një ngrohëse elektrike.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./m.j