Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri vlerëson se shkeljet e presidentit Ilir Meta justifikojnë shkarkimin.
Teksa Gjykata Kushtetuese është tërhqur për të marrë vendimin, i ftuar në emisionin “Log”, Gjiknuri tha se shkarkimi nuk do të ishte ndonjë tragjedi, pasi Meta është tashmë një aktor politik.
“Shkeljet e presidentit kanë qenë të dukshme. Unë s’dua të paragjykoj sepse gjykata është tërhequr për të marrë vendimin.
Nuk do të ndodhë ndonjë tragjedi sepse presidenti ka thënë mezor po pres të takoj popullin e 2 marsit.
Formalisht ka qenë në atë zyrë sepse ka qenë në fushë. Besoj se edhe për Metën nuk është ndonjë surprizë. Për mua nuk bën ndonjë diferencë të madhe.
Basti nuk është mirë. Nuk do më vinte mirë që presidenti vendit tim të shkarkohej. Një shkarkim i tillë do ti vlejë çdo pasardhësi që duhet të qëndrojë mbi palët. Pasojat e shkarkimit kanë edhe anën afatgjatë.
Me sjelljen e tij ka bërë veprime që cënojnë rëndë rolin e tij. Parimi bazë është që presidenti është aktor jopolitik që qëndron mbi palët. Ka bërë deklarata politike. Ai nuk duhet ti bënte”, tha Gjiknuri./m.j