Prezantuesja e njohur Arbana Osmani, gjatë një interviste për emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’ ka ndarë një nga rastet e vështira me të cilën i është dashur të përballej.
Ndërsa ka treguar për emocionet e saj gjatë moderimit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, moderatorja ka ndarë edhe historinë e dy kushërinjve të largët të dashuruar e njëri-tjetrin, ku djali kishte shprehur dëshirën që t’i propozonte live në emision para mijëra shikuesve të dashurës së tij, që njëherësh e kishte kushërirë të largët.
Familjarët duke mos qenë dakord me këtë gjë, ishin drejtuar drejt zyrave të Top Channel nën kërcënime të shumta se do i vrasin të dy, fakt për të cilin moderatorja ka treguar ishte detyruar që të thërriste policinë.
“Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana./m.j