Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka propozuar Luan Hotin si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH./m.j