Edison Cavani nuk e dëshiron Zlatan Ibrahimoviçin në skuadër. Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani ka kërcënuar se nuk do të qëndroj në Paris nëse aty vazhdon të mbetet Zlatan Ibrahimoviç. Ai nuk është i kënaqur me rolin e tij në skuadër, ku detyrohet të luaj si sulmues i dytë ose në krahun e majtë të mesfushës. Cavani tashmë u ka dhënë ultimatum drejtuesve të PSG-së të zgjedhin në mes të tij dhe Ibrahimoviçit, shkruan Fichajes.net.