Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia do të tërhiqej nga plani për të blerë armë defensive “në atë moment që Kroacia tërhiqet nga vendimi për të blerë armë ofensive”. I pyetur nga gazetarët se përse Serbia planifikon të blejë sistemin raketor S-300 në vend se të investojë në ekonomi, Vuçiç është përgjigjur duke thënë se “Serbia gjithmonë ka investuar buxhetin në ekonomi, derisa do të investojë shumë pak ose aspak në armë nëse Kroacia nuk do të armatosej me sisteme raketore”. Ai ka shtuar se kjo politikë do të vazhdojë derisa ai është kryeministër i Serbisë.