Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena.
Ndeshja është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë dhe janë arrestuar dy të rinjtë e identifikuar me inicialet:
– J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe është proceduar penalisht shtetasi D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur arbitrat e kësaj ndeshjeje, të identifikuar si S. Ç. dhe M. B..
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r