Një ish-Miss i njohur në SHBA, Cheslie Kryst ka humbur jetën tragjikisht në moshën 30-vjeçare.
Ajo humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u hodh nga kati i 60-të i një ndërtese në Manhattan. Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, përpara se të vdiste kishte postuar një foto në Instagram.
Në foto ajo kishte shkruar edhe një mesazh: Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe.
Mbretëresha e bukurisë, avokatja dhe prezantuesja televizive jetonte në katin e nëntë të ndërtesës ku vdiq. Ajo ka qenë vetëm në momentin që është hedhur nga lartësia dhe për herë të fundit është parë në katin e 29-të.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë ish-Missin të marrë këtë veprim tragjik për jetën e saj, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
/a.r