SPAK ka përfunduar hetimet ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa të akuzuar për korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.
Dosja hetimore në ngarkim të tij i është dërguar gjykatës për të nisur procesin gjyqësor ndaj tij.
Hetimet kanë përfunduar edhe për Napolon Hodajn, Emiljano Miranin, Elsona Papën, Markelian Alinanin, Julian Zerën, Qerim Ruçin dhe Bledar Hajredinin, dosjet e të cilëve janë dërguar për gjykim.
Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa u arrestua në Qershor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash për të pushuar dosjen e një të pandehuri i cili akuzohej dhe ishte vënë nën hetim për plagosje.
/a.r