Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ edhe largimin e Voltana Ademit. Bushati e komentin si një lëvizje taktike për të maksimizuar votën.
Ajo u shpreh se “Ademi kishte 2-3 vite në krye të bashkisë si e pa mandatuar e ligjshme dhe qëndrimi në detyrë do të kishte qenë e vështirë për të ardhmen politike. Por besoj se dorëheqja ka qenë për maksimalizimin e votës, për rritjen e peshës elektorale”.
Ajo theksoi se Shkodra nuk mund të kalojë majtas, duke përmendur edhe precedentin e vitit 1996, ku elektorati votoi kundër kandidatit për kryetar bashkie të zgjedhur nga Berisha, duke votuar emrin e së djathtës së bashkuar.
/b.h