Beatriks Ramosaj pak ditë më parë publikoi hitin e saj të fundit “Faj”.
E përballur me kritikat e shumta për historinë e dashurisë që nisi brenda shtëpisë me aktorin, Triksa mes notave dhe fjalëve të ndjera e ka thënë “troç” që ajo çfarë ata ndjejnë është tepër e madhe dhe fjalët e njerëzve nuk kanë aspak vlerë.
Teksti i këngës “Faj” e përshkruan më së miri atë që Trixa ndjen për Donaldin dhe gjithashtu paragjykimet që çifti ka marrë nga jashtë.
Ndërsa në fund këngëtarja shprehet:
“Edhe pak ditë janë t’u nan da, na shumë shpejt kemi me u pa.”
Ndërsa mbrëmjen e djeshme Triksa është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale që pas daljes nga shtëpia e Big Brother. E rregulluar dhe mjaft joshëse Trixa faelnderon fansat e saj për mbështetjen qe i kanë dhënë për k⌂ngën e re.
“Me mbushet me dashuri, jetaaa 😝💙 E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!!”-shkruan bukuroshja në profilin e sja në Instagram.