Incident te selia e PD në Gjirokastër.
Dyertë e selisë së Partisë Demokratike në këtë qytet janë shqyer me shkelma. Faktin e bën të ditur kreu aktual i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko i cili ka dalë në një deklaratë për mediat, për të denoncuar këtë veprim.
Aliko ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë i deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, pasi ky i fundit ka zhvilluar një takim në seli. Ai tha se Bejko ka shkelmuar dyert e selisë dhe ka dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.
“Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve”, tha Aliko ndër të tjera.
/a.r