Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron shkresën e Presidentit Nishani drejtuar gjyqtarit, një rast flagrant i ndërhyrjes së pushtetit në gjyqësor, madje një provë të pakontestueshme të ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv në atë të drejtësi.
Deputeti i PD-së, Balla në nje status të tij ne social Facebook, pasditen e së martës, shprehet se “A është kjo shkresë e Presidentit aktual, asokohe Ministër i Brendshëm, rasti me flagrant, e zeze mbi të bardhë, i ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv mbi pushtetin gjyqësor?”.
Sigurisht qe po, pohon Balla, duke vijuar dhe shprehur se “A është ky një skandal i rëndë, për të cilin ne çdo rast të ngjashëm në një vend me drejtësi funksionale, do të kishte patur reagime të forta? Sigurisht që po. Por, prej dje që kur kjo shkresë është bërë publike nuk ka reagur se pari zyrtari që e ka firmosur këtë letër. Ne fakt duhet të reagojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pavarësisht se në krye të tij është zyrtari që ka firmos këtë shkresë”.
“Jam i sigurtë që askush nuk do të tentojë të sqarojë e të thotë se kjo nuk është ndërhyrje në punë të drejtësisë. Sepse kjo shkrese zyrtare, është një prove e tmerrshme e menyrës se si e konceptonte drejtësinë mazhoranca e kaluar dhe opozita e tashme. Kjo shkresë shpjegon dhe qasjen e kësaj opozitë ndaj reformës në drejtësi. Këta e duan drejtësinë me urdhëra qeveritare për gjyqtaret. Kjo qasje i takon arkivës. Sepse reforma në drejtesi do të bëhet. Por kjo shkrese nuk mund të arkivohet”, shprehet Balla duke sjellë faksimile shkresen e Nishanit.
ja statusi i plote i Taulant Balles:
A eshte kjo shkrese e Presidentit aktual, asokohe Minister i Brendshem, rasti me flagrant, e zeze mbi te bardhe, i nderhyrjes se pushtetit ekzekutiv mbi pushtetin gjyqesor?
Sigurisht qe po.
A eshte ky nje skandal i rende, per te cilin ne cdo rast te ngjashem ne nje vend me drejtesi funksionale, do te kishte patur reagime te forta?
Sigurisht qe po.
Por, prej dje qe kur kjo shkrese eshte bere publike nuk ka reagur se pari zyrtari qe e ka firmosur kete leter.
Ne fakt duhet te reagoje Keshilli i Larte i Drejtesise, pavaresisht se ne krye te tij eshte zyrtari qe ka firmos kete shkrese.
Jam i sigurte qe askush nuk do te tentoje te sqaroje e te thote se kjo nuk eshte nderhyrje ne pune te drejtesise. Sepse kjo shkrese zyrtare, eshte nje prove e tmerrshme e menyres se si e konceptonte drejtesine mazhoranca e kaluar dhe opozita e tashme. Kjo shkrese shpjegon dhe qasjen e kesaj opozite ndaj reformes ne drejtesi. Keta e duan drejtesine me urdhera qeveritare per gjyqtaret.
Kjo qasje i takon arkives. Sepse reforma ne drejtesi do te behet. Por kjo shkrese nuk mund te arkivohet.