Ne një interviste në “Kjo Javë” Basha u shpreh se me largimin e “Berishizmit” shumë prej personave që e kanë veten e tyre larg partisë demokratike apo janë larguar pikërisht nga ato fenomene tashme kanë nisur të afrohen, të shprehin interesin e tyre, të shprehin dëshiren e tyre për të kontribuar
Pyetje: z. Basha ku ndahet dhe ku bashkohet Basha dhe Rama për sytë tuaj, në përceptimin tuaj në politike? Çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë ndryshe duke qene se ka vite qe njihet e gjithë kjo situatë, gjitha ato çka kanë kaluar Shqipëria, gjithëcka pra në të dyja kohet e pushteteve?
Lulzim Basha: Unë kam besuar prej fillimit se arma më e ftohtë e njeriut në politikë ose jo është e verteta edhe kur përballesh me sfida personale të çfarë do natyre, e vërteta është ajo që të nxjerr faqebardhë. E vërteta mund të jete e hidhur, mund të jete e embël ose asnjëra prej të dyjave. Dhe mendoj se këto vite në politikë kjo vlerë e ushqyer që në fëmijëri nga familja ime por dhe pjesë e formimit tim me mënyren se si jam formuar në veçanti në ato vite formatime për njeriun. Fati që kam patur që të ekspozohem ndaj një kulture europiane përendimore në vitet e formimit tim gjatë studimeve. Vetëm ma kanë forcuar këte virtyt që e besoj është i shumicës dërrmuese Shqiptareve ndërkohe që gjatë viteve dhe dekadave të fundit përmes fjalëve dhe veprave politikanet më të lartë në vend kanë provuar se në politiken e mënyres së tyre e vërteta nuk ka vlerë dhe gënjeshtra të nxjerrë në breg, siç i thojnë. Pra, mund të shkelesh ligjet, mund të shkelësh kushtetuten mund të vjedhesh mund të bësh gjithëcka e prap jo vetëm të dalesh pa lagur por të dalesh dhe më i fortë, edhe më i pasur, edhe më i pushtetshëm. A është kjo më e vërteta e shoqërise njërzore? A është kjo e vërteta e shoqërise shqiptare? Jo, kjo është një fotografi e një momenti tragjik për Shqipërinë dhe kjo mendoj se është ndarja kryesore midis partisë demokratike dhe meje si kryetar i saj dhe trekëndshi bermudës me Edi Ramën si njëriu më i pushtetshëm i trekëndshit bermudes. Ato sot duken sikur kanë gjithëçka, kanë shtetin, kanë buxhetin, kanë krimin e organizuar dhe interesat e krimit të organizuar, kanë një grusht oligarkesh që kontrollojnë shumicën e ekonomisë, kanë shumicën e medias. Të kapur dhe të kushtëzuar nga pushteti apo të individit të intimiduar, por nuk kanë gjene më të rëndësishme, nuk kanë të vërteten, të vërteten e pamohushme dhe të pa tjetërsushme të çdo shqiptari që nga elita intelektuale gjere tek qytetari më i thjeshtë. Dhe me mbledhjen e kësaj shumice ë ndërgjegjes, vullnetit rreth vërtetes është ajo që i tremb, është ajo që i frikëson. Ne e shohim këte moment të veçantë të viteve të fundit e shohim sa here që ngrihet rinia, e cila është më e qartë, më e paster, më e sinqertë. Ka një shokim të estabilshmentit të qeverisë, të Rames por edhe aspekte tjera të trekëndshit bermudës. Dhe këtu qëndron edhe ndarja kryesore midis të djeshmes dhe të nesërmes, e djeshmja bazohet tek gënjeshtra, tek vjedhja, tek shpifja, tek manupulimet, tek propaganda për të fshehur korrupsionin armikun më madhë të shqiptarëve dhe lidhjet e tyre me botën e nëndheshëm.
E nesërmja është një lidhje drejtë për drejtë midis politikes dhe qytetarit. Politikës si mjet i vetëm për ndryshim paqësor pra jo si një demon. Politika është e keqe sepse e bëjnë të keqe njërezit. Qoftë se politika zhvillohet nga njerez të cilet votohen lirisht dhe përfaqësojnë njerëzit nuk ka se pse të jete e keqe që përkundrazi është i vetem instrument ndryshimi. Pra na duhet një emision i tëre dhe ndoshta më shumë për të shpjeguar ndryshimin midis mënyrës se si i përqasemi partia demokratike, unë personalisht dhe Edi Rama trekëndshi bermudes politikes. Por zgjodha një aspekt dhe ky është qëndrimi ndaj të vërtetës.
Pyetja: Pyetja ime fokusohet vetem tek Partia Demokratike për të djeshmen e saj dhe për të nesërmen e saj. A keni menduar ju z. Basha si kryetari i Partis Demokratike për rikthimin e figurave historike në kuadër të hapjes së saj?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi, është konvergim padyshim, është bashkim interesash i cili pengohej nga kyo tani të themi të verteten e kemi parë dhe në proçese zgjedhore që hipoteka e të shkuares ka qëne një pengesë për konvergimin e shumë faktorëve shoqërore që nuk e donin as Edi Ramen as regjimin e tij, as praktikat e tij. Kërkonin një afrim por shikonin, përceptonin një pengesë që qartësisht u provua qartësisht se ekzisonte.
Pyetja: E nisa këte interviste me 6 marsin dhe me këte dua ta mbylle meqenëse zgjedhjet janë më të rëndësishme dhe pse janë zgjedhje lokale të pjeshme janë në fokus. Të kujt bashki i druheni më teper z. Basha?
Lulzim Basha: Unë besoj se qytetaret kanë një mundësi të qartë që ndonese kjo është një anomali brenda një anomalie të shprehen për alternativen më të mirë. Ky në fakt është një test për të kuptuar nëse do të lejohen të shprehen nëse mundësia që normalisht ofron një proçes zgjedhor.
Pyetje: Pse mendon që sdo të jete?
Lulzim Basha: 25 Prilli e pamë faktoret në veprim të njëjtet faktore janë akoma. Pra ky është një test tjetër për Edi Ramen por tashme edhe për trekëndshin e bermudes ndërkohë që partia shkon më e çliruar se kurrë, më e paster se kurrë dhe me e pastër se kurrë tju coj alternative më të mirë qytetarêve. Megjithatë siç e thash 6 marsit është projektuar me diabolizëm si një anomali e një anomali tjeter për të ligjetimuar partine e nongrada, trekendshin e bermudes ndërkohe që partia demokratike është e vendosur që pavarësisht gjitha këtyre të bëjnë gjithëçka që përmes alternativës më të mirë t’ju jap shqiptarëve, t’ju jap qytetareve edhe pse asgje ska ndryshuar nga 25 Prilli edhe një konfirmim tjetër se ne jemi rruga drejtë të ardhmes ne jemi rruga për shpresen dhe besimin më të mirë në vendin tonë.