Ashtu si në sfidën e fundit, në derbin kundër Dinamos, grupimi më i rëndësishëm i tifozëve bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ ka lajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania” për super sfidën, Tirana-Kukësi.
Shkaku i këtij bojkoti është i njëjtë edhe këtë herë, tifozët nuk pranojë të futen në stadium duke paraqitur kartën e identitetit, një kush ky i cili nuk pritet të ndryshojë, por në të njëjtën kohë as vendimi i tifozëve ultras. Për Tiranës kjo është një humbje e madhe, jo vetëm në aspektin financiar, por mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ky grupin i jep ekipit:
NESER FANATICS NUK DO TE JENE PREZENT NE AIR ALBANIA!
Jo ne stadiume me karte identiteti
Jo pale me absurditetin!
NE JEMI TIRONA!