Së fundmi, presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ disa pamje të qytetit të bukur të Korçës, të mbuluar nga dëbora, ndërsa shpeh dëshirën për të qenë aty.
“Ah sikur të isha sot përsëri në Korçë! Një fundjavë të mbarë për të gjithë!,”, thuhet në mbishkrimin e këtyre fotove, ndërsa qytetarët shkruajnë me ironi se ‘nuk ka faj që nuk shkon në Korçë pasi nuk ka lekë!”.
“Ahh zoti President si të kanë mbytur punët dhe nuk shkon dot”, shkruan një tjetër ndjekëse.
Presidenti Ilir Meta është kritikuar së tepërmi kohët e fundit për postimet që bën në rrjetet sociale, përmes së cilave përpiqet që të japë mesazhe të koduara.