Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë identifikuar 3,628 raste të reja me COVID nga 14, 479 teste të kryera.
Ndërkohë numri total i rasteve aktive është 33,952.
29 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.
Në total numri i rasteve aktive është 33.952.