Viti i Ri Kinez, që quhet edhe Festa e Pranverës, është festa më e rëndësishme kineze, që i kushton rëndësi ribashkimit të familjes. Ajo ngjan me një ndërthurje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vendet perëndimore.
Sivjet Festa e Pranverës do të bjerë më 1shkurt. Nga ushqimet e shijshme deri te veshjet e reja, zbukurimet dhe argëtimi, familjet kineze e kremtojnë këtë festë me shpresën për një pikënisje të re dhe të ardhme të bukur gjatë vitit që do të vijë.
Presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi pranë banorëve në provincën Shanxi të Kinës Veriore, duke filluar një vizitë në prag të Festës së Pranverës.
Gjatë inspektimit në fshatin Duancun të kontesë Fenxi po të mërkurën, Xi bëri thirrje për më shumë punë për konsolidimin e arritjeve në zhdukjen e varfërisë, nëpërmjet zbatimit të rigjallërimit rural, një pjesë e pandashme e modernizimit të vendit.
Në shkurt 2021, Kina deklaroi zyrtarisht zhdukjen e varfërisë absolute, që do të thotë se populli kinez realizoi ëndrrën shekullore për ushqim e veshmbathje të mjaftueshme dhe strehim të mirë.
Qysh nga atëherë, Kina filloi të forcojë industritë rurale, të promovojë zbatimin e teknologjive bujqësore dhe të ndërtojë fshatra të bukur.