Nga Rudina Koromani
2022 – Viti i Tigrit
1 Shkurti sivjet, shënon Vitin e Ri Hënor për vitin 2022 – Vitin e Tigrit. Është dita më e rëndësishme në kalendarin kinez e cila festohet nga më shumë se 1 miliard njerëz.
Për shkak se Viti i Ri Hënor varet nga hëna, data e Vitit të Ri Kinez ndryshon çdo vit, por ai gjithmonë do të bjerë midis 21 janarit dhe 20 shkurtit.
Ka shumë legjenda që pretendojnë arsyet e fillimit të zodiakut kinez ku njëra prej tyre shpjegon: 12 kafshë që u mblodhën së bashku për një garë në fshat. Secila prej kafshëve kishte tipare pozitive dhe negative që i ndihmuan të përparonin në garë.
Kafshët dolën në vijën e finishit në këtë renditje: miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.
2022 është viti i tigrit me element ujin. Tigri njihet si mbreti i të gjitha kafshēve në Kinë e lidhet me guximin, besimin dhe forcën, i njohur me vullnet të fortë, mendimtar dhe kokëfortë. Të lindurit në vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022, 2034 – janë e do jenë të shenjës Tigër. Fëmijët e lindur prej 1 shkurtit 2022 do të jenë të guximshëm, konkurrues dhe të fortë – tigra me pak fjalë.
10 supersticione kineze për Vitin të Ri
1. Nuk i fshijnë apo heqin mbeturinat. Ideja është që të mos rrezikojnë të fshijnë pasurinë nga shtëpia.
2. Kujdesen të mos shajnë e mos grinden duke folur vetëm për prosperitet dhe fat të mirë, në mënyrë që më shumë prej tyre të jenë të mirëseardhura në vitin e ardhshëm.
3. Shmangin larjen e flokëve dhe prerjen e flokëve. Shihet si “larja e pasurisë” në fillim të vitit ( i presin para vitit të Ri).
4. Nuk lajnë rrobat. Presin tre ditë pas vitit të ri për të larë rrobat .
5. Shmangin përdorimin e gërshërëve ose thikave pasi ato janë të mprehta dhe besohet se “presin lidhjet” me miqtë dhe familjen.
6. Kur u japin fëmijëve zarfe të kuq që përmbajnë para, sigurohen që shuma të jetë e barabartë. Kinezët besojnë se numrat çift janë me fat. Përjashtimi i vetëm nga ky rregull janë numrat e pafat si 4 dhe 40, sepse numri 4 tingëllon si fjala “vdekje” në kinezisht.
7. Veshin të kuqe sepse është e gjallë. Shmangni veshjen e bardhë pasi përfaqëson zi ose vdekje.
8. Kinezët besojnë se veshja e rrobave dhe këpucëve të reja do të simbolizojë pasurinë dhe bollëkun në vitin e ardhshëm.
Rrjedhimisht, nëse blerja e një veshje të re nuk është brenda buxhetit të tyre, shmangin veshjen e rrobave të vjetra.
9. Shmangin huadhënien dhe huazimin e parave.
10. Shmangin vizitat në spitale.
I besoni apo jo, këto rituale zhvillohen që prej shekullit 14 para Krishtit nga shumë vende të Azisë Lindore dhe Juglindore duke përfshirë Kinën, Vietnamin, Korenë, Tajvanin dhe Singaporin./ Psokologe Klinike