Prej 20 vitesh në krye të FSHF, Armando Duka mund të konsiderohet me plot gojë si “Sulltani” i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend.
Në një kohë kur hijet e skandalit për trukime ndeshjes nuk kanë munguar dhe as rastet e abuzimit me fondet sikurse janë 2.1 milionë eurot e dhëna nga UEFA, një video në Bjellorusi me simbolet kombëtare shfaq hapur lidhjet politike të Armando Dukes me politikane dhe ku duket fare hapur shpërdorimi që ai i bën lekëve të FSHF-së.
Në vend që fondet e dhëna nga FIFA dhe UEFA të shkojnë për terrenet sportive apo ekipet e moshave, Armando Duka ka zgjedhur që t’i bëjë “rrush e kumbulla” fondet në haremet e organizuara prej tij, ku nuk mungojnë as nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj apo Koço Kokëdhima. Madje as i vëllai, deputeti Agron Duka që i hedh lekë vëllait dhe balerinave.
Pamjet flasin vetë, ku shihet se si Duka ulet si “sulltan” ndërsa striptistet kërcejnë rreth tij nën ritmet e muzikës orientale.
Aspak çudi në fakt për një President FSHF-je ku mënyra e drejtimit i ngjason atij të një sulltani, ku korrupsioni dhe trukimet kanë përfshirë çdo segment të institucionit që ai drejton./ Tema