Mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother VIP, Meridian Ramçaj i tërhoqi “veshin” produksionit lidhur me informacionet që hyjnë brenda shtëpisë së famshme. Meridiani tha se duhet treguar kujdes me personat që hyjnë brenda shtëpisë ndërsa përmendi 20 mijë lekshin e Romeos.
Gjithashtu edhe Elgit Dodën duke nënkuptuar se mund t’i kenë dhënë informacione Donaldit. Ky koment ka sjellë reagimin e Elgitit, i cili ka shkruar me ironi: “Kush ma përmendi emrin. Aha thashë kush ishte. Po vazhdoj pushimet pra”. Kundërpërgjigja e Meridianit ka qenë e shpejtë.
“Aq i parëndësishëm jam sa dhe kur përmend dikë pa dashje tërheq vëmendjen nga pushimet “luksoze”. Ore rroftë Big Brother për hitet se do kishim ngel pa klikime dhe pa pushime.”, ka shkruar ai. Kujtojmë që Meridiani ka sulmuar vazhdimisht Donaldin pasi e çoi në nominim.