Që nga nisja e procesit të vaksinimit antiCOVID kanë lindur disa debate të reja në familjet shqiptare, debate mes burrit dhe gruas, mes prindërve dhe fëmijëve për injektimin apo jo të dozave .
”Shih çfarë më bëri. Unë nuk do e bëj tha, shko bëje ti se e kemi klinikën afër. Shkova atje e bëra unë dhe më tha të nesërmen do shkoj ta bëj dhe unë. Pse nuk erdhe dje ti? Doja të shikoja ,çfarë do të bënte ty”, ishte debati mes burrit dhe gruas
Efektet anësore ishin pasiguria më e madhe për Xhemilien e cila ia la radhën bashkëshortit të parit për t’u vaksinuar dhe më pas u bind.
“Unë kisha paksa ankth me thënë të drejtën. Kisha frikë, thashë do të ngelim të dy dhe s’ka askush që të na bëj hyzmet”, tha Xhemilja.
Debati u zhvendos më pas tek fëmijët të cilët edhe sot e kësaj dite nuk e kanë bërë vaksinën.
“Nuk e bëj më thotë vajza, nuk ia mbush mendjen gjallë në botë, është e fiksuar nuk e bëj dhe pikë. Dhëndri paguan, harxhon 120 euro në muaj vetëm që mos bëj vaksinën”, tha Xhemilja
Marjeta së bashku me bashkëshortin e saj ,janë një tjetër çift bashkëshortësh që kanë vendosur të mos e bëjnë vaksinën.
“Absolutisht nuk e kemi bërë dhe as nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Jemi të shëndetshëm dhe kemi antitrupa mjaftueshëm”, tha Marjeta.
Megjithatë ekspertët e shëndetësisë dhe autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19./ shqiptarja.com
g.kosovari