Kreshnik Çollaku jep mesazhin e fortë: Non grata e Berishës u
Më shumë sesa një përplasje Basha-Berisha, “luftën” në PD, Kreshnik Çollaku e sheh si një qasje pro apo antimaerikane.
“E gjithë kjo situatë në mënyrë të gabuar impostohet si rivalitet mes Bashës dhe Berishës. Ka një problematikë që u prodhua jashtë PD dhe nuk mund të zgjidhet brenda saj. Kjo situatë po përzihet dhe u përzie brenda PD. Këtu përzihen problematika të një partie, karriera të ndërprera, pakënaqësi opozitare, simpati etj. Çështja që mbetet është qëndrimi i PD në raport me SHBA. Unë jam në këtë pozicion jo për shkak të një simpatie apo antipatie për dikë. Mendoj se vendimi i Bashës ishte vendim i drejtë. Nuk mund të hynim në një kur përplasjeje me aleatin tonë, SHBA. Në mënyrë të pavetëdijshme mund t’u krijohet terreni platformave antiamerikane”, tha ai për MCN Tv.