Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia në Greqi pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Sipas shtypit grek, ngjarja ka ndodhur në Athinë. 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare.
Nga verifikimet ka rezultuar se ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren dhe i kishte fituar besimin, duke bërë që e mitura të largohej shpesh nga shtëpia dhe të shkonte në banesën e 40-vjeçarit.
Kështu ndodhi dhe herën e fundit, disa ditë më parë, kur vajza e mitur u largua sërish nga banesa. Prindërit e saj lajmëruan policinë. Ata panë një foto që vajza e tyre kishte postuar në rrjetet sociale me 40-vjeçarin teksa ndodheshin në një hotel në qendër të Athinës.
Prindërit e vajzës bënë menjëherë kallëzim dhe brenda pak orësh 40-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për joshte të të miturës dhe është lënë në paraburgim. Vetë 40-vjeçari mohon që të ketë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.
/a.r