Dushan Vlahoviç ka mbërritur në Torino. Blerja e madhe e Juventusit sapo ka mbërritur në qendrën mjekësore të bardhezinjve “J-Medical” për t’iu nënshtruar të gjitha testeve mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën në kontratën e tij nga ku do të përfitojë plot 7 milionë euro, duke kaluar edhe shifrën e Paulo Dibalës dhe Alvaro Moratës.
Vlahoviç me fanellën e Fiorentinës këtë sezon në Serinë A është aktivizuar në total në 21 ndeshje nga ku ka realizuar plot 17 gola duke dhuruar dhe 2 asiste.
I veshur me ngjyrë vjollce në shkurt 2018 pas ardhjes nga Partizani i Beogradit për pak më pak se 2 milionë euro, sulmuesi serb fillimisht provoi lojërat dhe golat e Primaverës për të mbërritur shpejt te ekipi i parë.
Forca, fuqia, karakteri dhe një ritëm i jashtëzakonshëm para portës, i bindën bardhezinjtë të Torinos të bëjnë investimin, me gjithë respektin për Fiorentinën dhe përpjekjet e saj të panumërta për të rinovuar kontratën.
Debutimi në Serie A daton më 25 shtator 2018 dhe që nga ai moment kanë mbërritur ndeshjet sporadike, në një dualizëm fillestar me Kouame, qëndroi për muaj në stol me Iachinin, për të kaluar titullar me ardhjen e Cesare Prandellit.
Pjesa tjetër, më pas, u bë nga Vincenzo Italiano, me 17 gola në pjesën e parë të 2021/2022. Në total do të ketë 44 gola në 98 ndeshje, shifra që e çuan Juventusin të bëjë gjithçka për të në janar. Sot, Dushan Vlahovic ka ditëlindjen, mbush 22 vjeç.
g.kosovari