Një pajisje elektronike që alarmoi banorët dhe policinë e Elbasanit rezultoi të ishte një alarm fals për bombë.
Pas shpërthimit të kontrolluar nga ana e forcave xheniere, rezultoi që në koshin e mbeturinave ishte pajisja elektronike që pulsonte vazhdimisht dhe jepte sinjal.
Pakoja e dyshimte ishte futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulsonte.
Policia e Elbasanit ka rrethuar menjëherë zonën që njihet si kryqëzimi i Dinamos, ku pas shpërthimit rezultoi thjesht një pajisje elektronike.
Nuk dihet se pajisja ishte vendosur nga dikush, apo thjesht ishte hedhur në koshin e mbeturinave.
g.kosovari