Ilir Vrenozi një nga mbështetësit më të zjarrtë të ish-kryeministrit Sali Berisha kërkon që i biri, i cili mbështet kryedemokratin Lulzim Basha të kthehet në shtëpi.
Në një postim në Facebook, Ilir Vrenozi shkruan se ndërkohë që ai ishte shoqëruar në polici, djali ndodhej krah Salianjit e mbështeste grupi ne Bashës.
O djali im,ne te njejten kohe qe une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta , me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici…
O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir.
Enri Vrenozi e more vesh qe une isha shoqeruar ne polici, e zgjodhe te shkoje ne Basha, sesa ne komisariat te interesoheshe per babain. Faleminderit bir per respektin,”- shkruan Vrenozi në një postim./m.j