Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projekt-amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Tëitter, ambasada amerikane në Tiranë thotë se ky amendament e mban Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së.
Postimi i ambasadës së SHBA-së:
SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara.
Më herët edhe Bashkimi Europian ka shprehur mbështetjen e saj për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, BE e konsideron një hap të rëndësishëm paraqitjen e këtij projekt-amendamenti./m.j