Një arkivol i vendosur në njërën anë të rrugës “Taulantia”, në lagjen nr.1 të qytetit, ka çuditur jo pak qytetarët mëngjesin e sotëm.
Arkivoli ishte vendosur buzë trotuarit, fare pranë një parkimi publik, siç duket qartë edhe në foto.
Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar arkivoli aty dhe kush e ka vendosur.
Duke pasur parasysh simbolikën që ky objekt ka, jo pak qytetarë kanë shfaqur shqetësim për praninë e tij aty, madje kanë njoftuar edhe policinë e Durrësit lidhur me rastin në fjalë.
Nuk dihet nëse arkivoli është braktisur rastësisht, është përdorur për të ruajtur një vend të lirë parkimi apo dikush kërkoi t’i çonte një mesazh të koduar dikujt!
/a.r