Amando Sadiku është huazuar nga Zyrihu te Vaduz, deri në përfundim të sezonit. Largimi nga Zyrihu vjen dy vjet pas transferimit atje nga Lugano, në janar 2014. Sadiku ka luajtur 51 ndeshje e shënuar 14 gola me Zyrihun, duke fituar edhe Kupën e Zvicrës, por një dëmtim i rëndë e la për disa muaj jashtë.
Aktivizimi me klubin do t’i japë më tepër shanse lojtarit për të qenë midis 23 futbollistëve në Euro 2016. Sadiku ishte lojtari që shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 në Armeni, që vulosi përfundimisht kualifikimin e Shqipërisë.