Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur sot për qendrimin e partisë së tij, përsa i përket zgjedhjeve të 6 marsit.
Në një lidhje me Skypë në studion e lajmeve të ‘Vizion Plus’, Mediu tha se ata e kanë të qartë se duhet të jenë të bashkuar për një kandidat të vetëm, në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet. Sipas tij, përballë një situate të tillë opozita duhet të jetë e bashkuar.
“Ne e kemi të qartë, duam të jemi të bashkuar me një kandidat të vetëm për të fituar zgjedhjet. Armiqësi të tilla unë kam parë në historinë e politikës të opozitës, por qendrimi im ka qenë konstant. Përballë një situate të tillë, opozita duhet të jetë e bashkuar. Ka nevojë për forca që duan ta bashkojnë PD”, tha Mediu.
Më tej, ai theksoi se ka diksutuar me të dyja palët, me Bashën dhe Berishën ndërsa thekson se i ka kërkuar që të dalin së bashku në këto zgjedhje.
“Më të dyja palët kam diskutuar dhe ajo që i kam kërkuar është se ata duhet të dalin bashkë. Duhet të dalim nga subjektivizmi se kush na pëlqen ne. Zoti Ndoka është në mbështetje të Berishës, ne të tjerët duhet të jemi më racional. Dy pjesë të ndara nuk garantojnë fitore. Nuk mund të prishet shtëpia për të ngritur kasolle”, tha Mediu./m.j