Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në 31-vjetorin e Partisë Demokratike në Patos. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se demokratët janë të angazhuar në një revolucion paqësor që nuk ka forcë ta ndalë.
Baerisha shtoi se kauza e tyre është e drejtë dhe do të triumfojë ku vazhdoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
“Sot ky përvjetor është një kushtim i madh për çdo demokrat për të hedhur mënjanë diktaturën e drogës që është instaluar në Shqipëri. Sot Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Me të gjitha vështirësitë mbetem opozitë e vërtetë dhe ecëm drejt fitores.
Sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mënxyrë për vendin por edhe një thirrje për çdo demokrat. Nuk e kemi të lehrtë por kauza jonë është e drejtë dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë sepse ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor që nuk ka forcë ta ndalë.
Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Me cilin je ti i dashur demokrat? Me atë që u hedh gaz helmues, e bomba shurdhuese votuesve të tij apo je me demokratët të cilët duan të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në drogë e krim”- tha ai
/b.h
Hike ore basdarde,kriminel i pa ngopur me gjake,ti ke hake me te zhduke brez pase brezi,fara dhe gjaku juaj jane me te ndyrit e te gjitha kohrave.Krimineli ramiz edhe eshte fajtor po aqe sa e dulla,qe te la ty pasardhes per te vrare e masakruar popullin shqiptare.Akoma nuke po kuptojme flitet qe ka nji spak,me demek me drejtesin e reformuar.A eshte e vertete apo edhe kjo nji pralle si te gjitha tjerat.Ca faktesh kerkojne me shume se kaq per kyt barbare,ka vjelle,plackite,dhunuar e vrare,apo edhe kta te,te quajurit spak jane si ky te mbytur ne para e krime.