Nuk ndalojne lajmet nga Gjermani per perdhunime dhe këtë herë protagonist është bërë një djalë i ri shqiptar azilkërkues.
Sot mediat gjermane raportojnë se një azilant 22-vjeçar ka tentuar të përdhunojë në një park publik, një grua 58-vjeçare e cila ishte duke shëtitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën e quajtur Siratal.
22-vjeçari e ka kapur me forcë të moshuarën, dhe e ka prekur në vende intime. Afrimi i disa kalimtarëve ka bërë që ai të largohet, ndërsa policia e ka arrestuar disa minuta më vonë.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga ana e policisë gjermane në lidhje me hetimin dhe identitetin e shqiptarit.