Nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, mësojmë se situata në akset kombëtare paraqitet pa probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjithë Rajonin ka rreshje shiu, por nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore janë gadishmëri në të gjitha akset ku ka materiale në rrugë.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Ka rreshje shiu në të gjithë Rajonin. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në Elbasan, zona e Labinotit dhe në segmentin Drizë – Gramsh qarkullohet me një kalim. Aksi Uta e Peshkatarir – Bërzhitë, në vendin e quajtur Dubresh, rruga është e bllokuar.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në të gjithë akset e këtij Rajoni nuk ka probleme pë qarkullimin. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri.
Bashkëngjitur tabela me gjendjen e akseve.
INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË
SË AKSEVE RRUGORE KOMBËTARE (sipas Qarqeve)
datë 12.01.2016
QARKU |
Situata |
Rekomandime |
TIRANË |
Kohë me rreshje të dendura shiu. Për momentin nuk ka probleme nga rreshjet.
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht. Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena janë të qarkullueshme, Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet me një kalim. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, qarkullimi kryhet në aksin e ri. Në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet. Në segmentin Ura e Farkes-R/rr Mullet, është në rrezik të vazhdueshëm gjendja e inklinuar e pishave. Rruga është e hapur por duhet KUJDES!!!!!! Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata qe janë pastruar. Ky aks (i vjetri) është i bllokuar në vendin e quajtur Dobresh.
|
Në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj, segmenti është me një kalim, për shkak të gërryerjes së trupit të rrugës.
Janë marrë masa me sinjalistikë. |
DURRËS
|
Rreshje shiu në të gjithë qarkun.
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. |
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku. |
VLORË |
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në vendin ku ndodhi rrëshqitja në afërsi të Hotel Ninfa, ka patur rënie gurësh, të cilët janë pastruar. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. |
Te bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur. |
GJIROKASTËR |
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. | Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë. |
ELBASAN |
Ka rreshje shiu në këtë qark. Punohet nga firmat kontraktore për pastrimin e akseve.
Në aksin Cërrik – Gramsh, segmenti Banjë – Drizë, është i hapur. Aksi Elbasan – Librazhd është i hapur. Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht. 1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
Aksi është i kalueshem. Me një kalim qarkullohet vëtëm në zonën e Labinotit. Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.
2. Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e kalueshme. Punohet në km 10, Qafë Drizë për pastrimin e shembjeve. Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
3. Në aksin Elbasan – Gjinar, në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet intensivisht.
4. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë.
5. Në Papër, km 57, situata është normale.
6. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë: 1. Banjë – Drizë, km 77-89 2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80 Segmentin Banjë – Drizë, është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Ka mjete e punëtorë në gadishmëri.
Segmenti rrugor K/Shirgjan-Drizë është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e mbetjeve.
7. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, në segmentin Drizë-Gramsh km 98, është shembur traseja e rrugës mbi tombino (Perroi i Cekinit). Segmenti eshte me një kalim, por është një segment në rikonstruksion nga EUROTEOREMA Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës. |
KORÇË |
Ka përmirësim në qarkullimin e mjeteve.
Firmat kontraktore po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale. Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punetorë në segmentet më problematike. |
Te behet kujdes ne akset ku ka materiale ne rruge. Te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani te ngricave ne rruge.
|
FIER |
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. | Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave |
BERAT |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë. Gjatë ditës së djeshme ka patur rënie gurësh në aksin Berat – Çorovodë, që janë pastruar. | |
KUKËS |
Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në të gjitha akset ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete. 1. Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. 2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. 3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. Qarkullimi është normal. 4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.
|
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.
|
DIBËR |
Kohë me rreshje shiu në të gjithë qarkun. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore. Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë. 1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në gadishmëri janë 2 mjete. 2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. 3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin. |
Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.
|
SHKODËR |
Kohë me rreshje shiu. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin deri tani.
Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qelë ka rrezik për rënie gurësh ne rrugë. Edhe këtu është në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë në vendin e quajtur Miliska, është zgjidhur problemi i bllokimit të kësaj rruge, duke kryer një zgjerim nga ana e malit. Tani ky aks qarkullohet normalisht. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. |
Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë. Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse. |
LEZHË |
Në aksin Milot – Skurraj – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet. Në këtë aks rruga është gërryer nga ujërat e lumit Mat. Firma kontraktore po punon për normalizimin e gjendjes. Nuk ka probleme për qarkullimin deri në këto momente.
Në aksin Rrëshen –Tuneli Thirrë, në Strungaj, ka patur përsëri rrëshqitje dherash që janë pastruar nga kontraktori. Qarkullimi është normal. Ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete. Edhe në akset Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë. Po punohet me fadroma për pastrimin e akseve. 1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura : a. Mashterkovë km 26, b. Fan km 28.5, c. Bicak km 34, ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks. 2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
|