Amina Mevlani ka zbuluar në “Ftesë në 5” se çfarë i tha partneri i saj Shkëlzen Berisha për daljen e parë tek “Goca dhe Gra”.
Aty komentoi edhe protestën në PD, duke e cilësuar si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish kryeministrin. Ndërsa Shkëlzeni duket se nuk e ka pëlqyer deklaratën e saj dhe i ka kërkuar që të mos merret me politikën, por Armina me bindje thotë se kur ka një mendim do ta shprehë pa u ndikuar.
Armina Mevlani: Ai për mua ka qenë një ndër mbështetjet kryesore në jetë. Është një person që e kam dhe mikun tim më të ngushtë.
Nëse do ishte marrëdhënie sipërfaqësore, do kishte përfunduar me kohë. Herën e parë nuk më kishte ndjekur, e pa në Youtube, thjesht nuk i pëlqen shumë kur bëj deklarata politike.
Më thotë je në botën e modës dhe të artit, mos u merr me politikën./m.j